comen creative agency header

DUKE NDËRTUAR IDENTITET QË NGA VITI 1993

Comen nisi veprimtarinë në vitin 1993/94 si një Shtëpi Botuese dhe Shtypshkronjë, duke ofruar dizajn dhe printim për materiale zyrtare, materiale promocionale dhe marketingu, si dhe prodhimin e etiketave dhe paketimit të produkteve ushqimore në teknologji Ofset dhe Flexo Print, jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin më të gjerë.

Në të njëjtën kohë, Comen themeloi dhe publikoi revistën ARENA, një botim mujor për qytetarët e Mitrovicës që mbulonte lajme nga vendi dhe bota, fjalëkryq, kuriozitete, artikuj edukativë dhe zbavitës, promovim të bendëve muzikore të reja, si dhe ngjarje kulturore, artistike dhe rinore që pasuronin jetën publike të kohës.

Për një periudhë të shkurtër, Comen u shndërrua në një sinonim të cilësisë së lartë dhe profesionalizmit, duke sjellë kreativitet, përkushtim dhe pasion në çdo projekt.

Comen Grafika dizajn karte vizite 1996-97, Vizit Karta,

SOT

Sot, Comen është një studio kreative në Kosovë, e specializuar në dizajn grafik, web design dhe identitet vizual, me qasje bashkëkohore dhe të personalizuar. Ne ofrojmë zgjidhje për materiale promocionale në rrjetet sociale dhe faqe interneti për biznese, duke integruar UI/UX design dhe optimizim SEO për një prezencë digjitale të suksesshme — gjithmonë duke reflektuar thelbin dhe vlerat unike të brand-it në çdo detaj.

Motion design është një komponent kyç i shërbimeve tona. Përmes animacionit dhe lëvizjes, krijojmë përmbajtje efektive për rrjetet sociale, reklama dhe platforma digitale, duke i dhënë jetë ideve në mënyrë tërheqëse dhe funksionale — duke forcuar identitetin e brand-it në çdo hap.

Gjithashtu, prodhojmë animacione për video muzikore për fëmijë, të krijuara me përkushtim ndaj cilësisë dhe përvojës së audiencës së re, duke përcjellë mesazhe të ndërgjegjshëm dhe vizualisht magjepsës.

Me rrënjë të forta në kreativitet dhe një qasje inovative ndaj teknologjisë, Comen mbetet partneri juaj strategjik për dizajn, media dhe ndërtimin e identiteteve vizuale — nga koncepti deri te ekzekutimi.

Comen creative agency since 1993

Comen Creative Agency
Designing Since 1993
www.comen one

© 2025 Comen.one – Të gjitha të drejtat e rezervuara